Liridon Leci konfirmon largimin nga Drita, “bombardon” trajnerin Nuhiu dhe drejtorin sportiv, Zymberin!

Liridon Leci ka thënë që trajneri Ardian Nuhiu është përgjegjës për humbjen ndaj Gjilanit.

Sipas Lecit, Gjilani fitoi me plot meritë, përcjellë Gazeta Olle.

“Mendoj që ndeshja nuk është përgatitur aspak mirë. Trajneri është përgjegjës kryesor”, deklaroi Leci në Ktv.

“Drita nuk pati aspak agresivitet dhe dëshirë në pjesën e dytë. Gjilani fitoi me plot meritë dhe ka gjasa për titull dhe Evropë”.

“Unë s’kam shkuar në zhveshtore që 3-4 ndeshje. S’kam qenë i lënduar në këto takime. Tri vitet më të mira i kam kaluar në Dritë. Ka 6 muaj që kam qenë shembull te Drita, por trajneri Nuhiu nuk më respekton sa duhet”.

“Trajneri që 6 muaj më heq pancirin në stërvitje, por unë s’kam folur. Njëjtë i trajton edhe 3-4 futbollistë tjerë. S’ka pasur standard të njëjtë. Ka 7-8 futbollistë të privilegjuar”.

“Një ditë para ndeshjes me Llapin, pesë minuta para fundit të stërvitjes, më ka larguar nga formacioni i ndeshjes, për të futur Ilirin (Blakçorin). Para ndeshjes në Podujevë, më tha që s’do luaj as ndaj Llapit as ndaj Feronikelit”.

“Unë i kam thënë dua të luajë, ai më tha jo, atëherë unë u largova nga ekipi. Shkova në zhveshtore, ua kumtova lajmin shokëve që jam larguar”.

“Pas dy ditësh kam biseduar me kryetarin e drejtorin. Në fillim ka qenë një Valon Zymber tjetër, me këmbë në tokë, që vinte nga HIB Petroli e volejbolli, ndërsa tani sillet si Igli Tare. Ai më tha që ka gisht në vendim. Unë më s’jam pjesë e Dritës”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *