Lëndimi i frikshëm në kokë i Eric Baillyt, në gjysmëfinalen e Kupës FA (VIDEO)

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly është dashur të nxirret nga fusha me barelë dhe duke mbajtur mbrojtëse në qafë, si pasojë e një përplasjeje me bashkëlojtarin Harry Maguire gjatë pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës FA kundër Chelseat.

Në përballjen e zhvilluar në stadiumin Wembley, futbollisti nga Bregu i Fildishtë u lëndua në kokë dhe mori një plagë të hapur nga ku i rridhte gjak.

Ai fillimisht u duk se mund të luante dhe çua në këmbë, mirëpo më pas u shtri në fushë me ç’rast intervenoi stafi mjekësor i Djajve të Kuq.

Pas trajtimit disaminutësh, lojtarit i është vënë një mbrojtëse në qafë dhe është bartur me barelë drejt tunelit.

26-vjeçari pati një tjetër përplasje në kokë disa minuta më herët, kur edhe iu dha për herë të parë ndihma mjekësore. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *