Futbollisti që pranoi të luajë për Kosovën, shënon gol të jashtëzakonshëm në Suedi

Edi Sylisufaj ka realizuar gol të bukur për skuadrën e tij, Falkenbergs.

Futbollisti shqiptar i cili pranoi së fundmi ta përfaqësojë Kosovën U-21, realizoi golin më të bukur të kësaj jave në Suedi.

Në ndeshjen ndaj Helsinborgut, ku Falkenbergs po fiton 1:0, Sylisufaj ka shënuar gol jashtëzakonsisht të bukur.

Ylli i Kosovës ka realizuar në minutën e katërt të ndeshjes me anë të një goditje të fuqishme.

Ndryshe, Sylisufaj ka realizuar tre gola deri më tani në kampionatin elitar suedez këtë edicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *