Arsenali ka mposhtur Manchester Cityn në gjysmëfinalen e FA Cup dhe kështu është kualifikuar në finale.
Në “Wembleyn” e boshatisur për shkak të pandemisë, mjaftuan dy golat e Pierre-Emerick Aubameyang për fitoren 2:0.
Arsenali kishte shtatë ndeshje që nuk fitonte ndaj Cityt, madje i kishte shënuar vetëm 2 gola në po kaq ndeshje, teksa kishte pësuar 20 gola.
Pas kualifikimit për në finale të FA Kupës, ka reaguar edhe mesfushori Granit Xhaka, ku është shprehur se është krenar me skuadrën e tij.
“Shumë krenar me këtë skuadër. Më pëlqen të fitoj në ‘Wembley”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se neser zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Manchester United dhe Chelsea.