Janë dhunuar barbarisht lojtarët në stadiumin e qytetit të Pukës “Ismail Xhemali” mes vendasve dhe Egantias, që u mbyll me barazim 1-1.
Persona të paidentifikuar kanë goditur futbollistët e Rrogozhinës, duke i shpëtuar mbulimit të policisë së Pukës dhe ka lojtarë të gjakosur.
Mësohet se lojtarët janë izoluar brenda dhomave të zhveshjes që të mbërrijnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për t’i nxjerrë nga stadiumi dhe për t’i shoqëruar rrugës, që të mos kenë probleme.