Janë mbyllur të gjitha takimet e javës së 31-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Derbi numër 32 i Anamoravës i takoi Gjilanit të cilit mposhtën Dritën për herë të parë këtë sezon.
Kjo fitore e Gjilanit e ka bërë shumë më interesante garën për titull atje ku tashmë në garë kanë hyrë seriozisht, Drita, Gjilani dhe Ballkani.Pas ndeshjes është prononcuar edhe Gerhard Progni, i cili tha se të gjithë kanë qenë kundër Gjilanit por që skuadra po i arrin me sukses objektivat e përcaktuara.
“Unë kam ardhur këtu që ta jap eksperiencën time dhe ta ndihmoj këtë grup, nuk kam ardhur për vete. Gjyqtarët, analistët dhe skuadrat kanë qenë kundër neve që nga fillimi. Pjesa e parë ishte si me frikë, ne pjesën e dytë e arritem atë që e donim. Objektivat tona janë që ta arrijmë Evropën, natyrisht do të luftojmë edhe për titullin kampion deri në fund” tha Progni pas ndeshjes./Insporti/