Mbyllet derbi mes Dritës dhe Gjilani – ky është rezultati përfundimtar

Gjilani doli triumfues nga derbi i Anamoravës kundër Dritës, megjithatë rivali i tyre i qytetit e mban kreun e tabelës së Superligës edhe më tutje, përkundër disfatës me rezultat 2:0.

Xhiroja e 31-të e Superligës së Kosovës e solli derbin e Anamoravës, që këtë herë kishte rëndësi edhe më të madhe shkaku se edhe Drita e edhe Gjilani luftojnë për titullin e kampionit.

Të dyja skuadrat e nisën ndeshjen me qëllimin për të marrë fitoren dhe tre pikët, për ta vazhduar ëndrrën për titull. Megjithatë, vetëm Gjilanit iu realizua kjo dëshirë sot në stadiumin e qytetit.

Golin e parë për Gjilanin e shënoi Sebino Plaku në minutën e 54-të të ndeshjes, pas një asistimi mbresëlënës nga Franc Veliu.

Ndërsa, pas një mundësie të artë të shpërdoruar nga Drita në minutën e parë shtesë, Gjilani e gjeti edhe golin e qetësisë në momentet e fundit të ndeshjes. Golin e shënoi Adenis Shala.

Përkundër kësaj disfate, Drita e mban edhe më tutje kreun e tabelës, megjithatë tani e ka vetëm një pikë më shumë se Gjilani, që radhitet në pozitën e dytë në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *