Enis Bardhi po luan një ndeshje mjaft të mirë kundër Celta Vigos. Ekipi i Levantes e ka mbyllur me rezultatin 2-2 pjesën e parë dhe të dy golat e takimit u shënuan nga futbollisti shqiptar. Ai përshëndeti rrjetën për herë të parë në minutën e 11′ me një goditje të fortë për 0-1.
Goli i 0-2 u shënua në minutën e 28′. Miqtë ndërmorën një aksion mjaft të mirë dhe Bardhi i vodhi kohën mbrojtësit duke gjetur rrugën e rrjetës për herë të dytë për 0-2.