Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Liverpoolit në ndeshjen derbi të javës së 36-të në Ligën Premier.
Ekipi i Mikel Artetas ka arritur të fitojë me rikthim ndeshjen derbin ndaj ekipit të Jurgen Kloppit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Liverpoolit, por ishin vendasit që shënuan dy gola, kundrejt një të mysafirëve.
Megjithatë, të parët në epërsi kaluan Reds, pasi në minutën e 20-të të ndeshjes ishte Sadio Mane, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Andy Robertson.
Arsenali arriti të kthehet në lojë në minutën e 32-të dhe ishte Alexandre Lacazette që barazoi 1-1 pas një gabimi të Virgil Van Dijk, ndërsa Reiss Nelson (44’) shënoi për 2-1.
Në pjesën e dytë, Reds ishin larg skuadër më e mirë dhe më kërkues në drejtim të golit, ndërsa Arsenali mbrohej dhe tentonte te menaxhoj rezultatin.
Në fund, londinezët arritën të mbrojnë rezultatin me sukses, edhe përkundër rasteve të shumta të Liverpoolit dhe në fund fituan me rezultat 2-1.
Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e nëntë me 53 pikë, ndërsa Reds kanë 93 pikë në vendin e parë.
Në ndeshjen e radhës, londinezët udhëtojnë te Aston Villa, ndërsa Liverpooli e pret Chelsean.
Sadio Mane 1-0 Liverpool Goal vs Arsenal [20] pic.twitter.com/5KZbNX9hFf
— Austin (@austin63867) July 15, 2020
Have Liverpool and Arsenal exchanged luck ?? Two giveaways by Liverpool. 2-1 with Reiss Nelson getting his name on scoresheet. What a press by Lacazette! #ARSLIV pic.twitter.com/VTzML7YyO3
— Dammit Arsenal ??♀️ (@DammitArsenal) July 15, 2020