Duket se ka ardhur koha që Robert Lewandowski të fitojë Topin e Artë.
Për trofeun më të madh individual në futboll, si asnjëherë më parë viteve të fundit ka shumë dilema.
Disa futbollistë kanë pasur sezone të mira, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, dyshe kjo që ka dominuar futbollin në vitet e fundit.
Sipas shtëpive të bastit, polaku renditet si futbollisti favorit për të fituar këtë vit Topin e Artë.
Koeficenti i tij është 4.00, duke lënë pas Lionel Messin, koeficienti i tij për të fituar Topin e Artë është 5.00.
Renditja vazhdon me Kevin de Bruyne (5.00) dhe Cristiano Ronaldon (5.50).