Chelsea ka shënuar fitore minimale 1:0 por shumë të rëndësishme ndaj Norwich City në ‘Stamford Bridge’.
Skuadra e Frank Lampard me fitoren në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të të Premierligës, ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Golin e vetëm dhe të fitores për Chelsean e shënoi Oliver Giroud, në fund të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Chelsean numëron 63 pikë, duke u renditur në vendin e tretë.
#CHENOR 1-0 Goal "Giroud" ? pic.twitter.com/8cY0cF7uW0
— #Faster_Goals HD (@HdFaster) July 14, 2020