Anthony Joshua ka befasuar tifozët e boksit duke treguar forcën e tij të frikshme në stërvitje.
AJ po përgatiti për t’u përballur me mandatarin Kubrat Pulev dhe shpreson që t’i mbrojë titujt e tij WBO,WBA, IBF dhe IBO.
Në videon e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, britaniku duket në formë mjaftë të mirë, dhe forca e tij ka befasuar fansat.
Regiment ? pic.twitter.com/0PihW9a0u9
— Anthony Joshua (@anthonyfjoshua) July 11, 2020
Joshua godet thesin e boksit me aq forcë sa ka, duke paralajmëruar kështu Pulevin në mënyrë indirekte se çfarë e pret.
30-vjeçari e kërkon me ngulm fitoren ndaj tij, në mënyrë që të ketë shansin që të luftojë për titullin e kampionit të unifikuar.
Por, ai duhet të shpresoj që Tyson Fury të fitojë trilogjinë ndaj Deontay Wilderit, gjersa të dyja meçet do zhvillohen në fund të vitit. /Telegrafi/