Drita apo Gjilani? Ja kush është favorit sipas Arsim Thaçit

Të shtunën do zhvillohet derbi mes Dritës dhe Gjilanit, ndeshje e cila është shumë e rëndësishme për titullin e kampionit.

Dy skuadrat kanë garuar që nga java e parë që të shpallen kampion, ndërsa Drita është lider me 65 pikë, katër më shumë se Gjilani, i cili qëndron në pozitën e tretë.

Ish trajneri i shumë skuadrave elitare kosovare, Arsim Thaçi gjatë një prononcimi për arbresh.info, i dha përparësi Dritës shkaku i rezultateve, mirëpo gjithashtu theksoi se dy skuadrat kanë ekipe cilësore.

“Është shumë vështirë të gjendet favoriti në përballjen e këtyre ekipeve duke ditur rivalitetin që kanë në mes veti, e sidomos këtë vit që të dy ekipet janë shumë cilësore, pak a shumë të barabarta”, tha fillimisht ai.

“Sa kam informacion dy ekipet kanë mungesa dhe nuk e di se cila prej ekipeve do këtë alternativa më adekuate për t’i zëvendësuar mungesat, një përparësi të vogël i jap Dritës, sa i përket rezultatit”, theksoi Thaçi.

Derbi mes “Intelektualëve” dhe “Skifterëve” zhvillohet këtë të shtunë dhe nis në ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *