Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, pas humbjes ndaj Napolit, për të parën herë si ish, ka komentuar ndeshjen:
“Ishim pasivë, në aksionet e golave dhe gjatë gjithë ndeshjes. Kemi luajtur nën ritmin e duhur, duke menduar se ndeshjet fitohen me pesë prekje topi.
Gabuam! Nuk jemi këto që pamë sonte…. Kundërshtari bëri minimumin për të na mundur, kjo shpjegon gjithçka”.
“Lazio dhe Interi ndaluan dhe ndikoi te ne? Nëse është kjo, atëherë do të pranoja që psikologjikisht nuk jemi mirë… Duhet të ishin shtysa më shumë, jo më keq”.
“Por, më mirë të na mundë Napoli, ku kam jetuar dhe jam rritur, përveç faktit se jam i lidhur me këtë ambjent.
Ndaj, nëse del nga telashet, akoma më mirë për ata. Do të kisha dashur që ta kishim nisur që përpara një jave, por…”.