Ballkani e ka mposhtur Feronikelin në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës me rezultat 1-0.
Suharekasit e filluan mjaftë furishëm takimin duke rrezikuar portën e vendasve qysh në minutën e parë me anë të Kuç, por portieri Troshupa u tregua i vëmendshëm.
Momenti kryesor i pjesës së parë erdhi në minutën e 33-të, kur Blendi Baftiu kaloi Ballkanin në epërsi me një gol të bukur nga distanca.
Në 45 minutëshin e dytë, Feronikeli dukej disi më i këndellur dhe rrezikoi me anë të Mevlan Zekës (51’), mirëpo portieri Ruchi devijoi topin në korner.
Ballkani shumë lehtë ka mundur të dyfishojë rezultatin në minutën e 67-të, por të mos dështonte Daku nga afërsia.
Të dy skuadrat disi nga fundi ulën ritmin e lojës, derisa suharekasit morën tri pikë të mëdha në garë për titull.
Pas javës së 30-të, Ballkani gjendet në vendin e dytë me 62 pikë, tri më pak se lider Drita, ndërsa Feronikeli është në të pestin me 44 sosh.