Jurgen Klopp vendos datën e largimit nga Premierliga

Jurgen Klopp ka thënë se do ta respektojë kontratën e tij me Liverpoolin deri në vitin 2024 dhe më pas planifikon të rikthehet në vendlindje.

53-vjeçari ka rinovuar kontratën me gjigantin anglez në fund të vitit 2019, derisa këtë edicion triumfoi në Premierligë, duke ua siguruar “të kuqve” titullin e parë pas 30 vjetësh.

Kurse, një edicion më herët ai kishte fituar edhe Ligën e Kampionëve.

“Katër vjet në Liverpool”, u shpreh Klopp kur u pyet se sa gjatë do të qëndrojë në Angli.

Ndërsa, i pyetur nëse e ka ndërmend të rikthehet në Gjermani, ai tha: “Padyshim për të jetuar, pas karrierës sime. Me shumë gjasë në Mainz”./Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *