CAS-i ia shfuqizon dënimin Manchester Cityt

Manchester City do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka shfuqizuar dënimin me dy vjet pezullim nga futbolli evropian për klubin anglez.

UEFA e dënoi Man Cityn me dy vjet pezullim nga garat evropiane në shkurt të këtij viti, për shkelje të rënda të rregullave për ndershmëri financiare dhe licencim të klubit, transmeton Gazeta Express.

Klubi i Premierligës i pati mohuar akuzat në mënyrë ta vazhdueshme dhe të ashpër dhe muajin e kaluar vendosi të ankohej ndaj dënimit në CAS.

]pas një seance dëgjimore që zgjati tri ditë në muajin qershor, CAS-i ka vendosur tani që t’ia heqë dënimin të kaltërve.

Kjo nënkupton se City do të jetë i lirë të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi e ka siguruar një vend në garën më prestigjioze evropiane duke qenë se e siguroi vendin e dytë në Premierligë të shtunën pas fitores 5:0 ndaj Brighton.

Ndërsa, dënimi me gjobë prej 30 milionë euro i është ulur në 10 milionë euro.

Në një komunikatë për media pas vendimit, CAS tha: “Shumica e akuzave për shkelje të raportuara nga dhoma gjykuese e Institucionit për Kontroll Financiar të Klubeve (CFCB) i UEFA-s ishin të pabazuara apo me limit të skaduar kohor”.

“Nuk ishte i drejtë shqiptimi i një dënimi për ndalim pjesëmarrjeje në garat për klube të UEFA për Manchester City vetëm sepse dështoi të bashkëpunojë në hetimet e CFCB-së”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *