Ky është konfirmimi se Kobe Bryant ka ndërruar jetë – publikohen pamjet

Legjenda botërore e basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare pas një aksidenti me helikopter në Calabasas të Kalifornisë këtë të diel.

TMZ raportoi se Bryant ishte në helikopterin privat të tij së bashku me tre persona të tjerë në bord, kur helikopteri filloi të rrëzohej, transmeton Insporti

Në Twitter tashmë ka filluar të qarkullojë edhe një foto e helikopterit të rrëzuar, derisa aty shihet edhe tym në prapavijë.

Ndërkaq, Departamenti i Zjarrëfikësve në Los Anxhelos ka konfirmuar se kanë vdekur të paktën pesë persona nga aksidenti.

Bryant është ish-basketbollisti i NBA-së që e ka kaluar karrierën e tij 20-vjeçare me ekipin e Los Angeles Lakers.

Ai është i katërti në listën e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve të NBA-së. Në NBA ai ka fituar pesë tituj të kampionit.

Bryant është lindur më 23 gusht 1978 në Filadelfia të SHBA-së, derisa pas vetes ka lënë gruan dhe katër fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *