Hellas Verona ishte pak sekonda larg arritjes së fitores në Firence kundër Fiorentinës vendase, por një gol i Patrick Cutrone në minutën e gjashtë shtesë evitoi humbjen e ekipit vendas.
Ambarat dhuroi një asist fantastik për Faraonin në minutën e 18-të dhe 28-vjeçari realizoi një eurogol. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmanin e nisën ndeshjen si titullarë, por mbrojtësi i kombëtares kuqezi ndjeu shqetësime fizike dhe u largua nga loja 12 minuta përpara fundit të ndeshjes.
Kur pritej mbyllja e ndeshjes, Fiorentina gjeti golin e barazimit. Federico Chiesa “shpiku” një asist fantastik për Cutronen dhe ish-sulmuesi i Milanit veproi shpejt dhe dërgoi topin në rrjetë.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani së bashku me mbrojtësin tjetër shqiptar Marash Kumbullën ishin dy lojtarët më të mirë të Veronës.