Tottenham-Arsenal, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të të Premier League, është mbyllur 2-1 në favor të vendasve. Ka qenë një fitore me përmbysje për lojtarët e Mourinho-s.
Kanë qenë Topçinjtë që kanë zhbllokuar ndeshjen me një gol të mrekullueshëm të Lacazette në minutën e 16-të.
Një gol që e ka bërë francezin lojtarin e parë të Arsenal-it që shënon kundër Spurs në shtëpi dhe në transfertë në një sezon të vetëm që nga sezonin 2012/13 kur një gjë të tillë e ka bërë Mertesacker.
Reagimi i Spurs ka ardhur tri minuta më mbrapa me një gol të Son, i cili ka përfituar nga një gafë e mbrojtje kundërshtare. Ky ka qenë goli i parë i Son në Premier League kundër Arsenal-it.
Skuadra e Jose Mourinho-s ka arritur ta kompletojë përmbysjen nëntë minuta para fundit, me Aldereweireld që ka kërcyer më shumë se të gjithë në një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Son dhe ka dërguar topin në rrjetë.
Kjo fitore i ka dhënë mundësin Tottenham-it të parakalojë Arsenal-in në renditje dhe të ngjitet në vendin e tetë me 52 pikë, vetëm dy larg zonës Europa League kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga fundi i kampionatit.
?? Toby Alderweireld gives Tottenham the lead!#THFC #COYS #TOTARS pic.twitter.com/2vTNYOS5Qy
— TranSPURS (@TranSPURS) July 12, 2020