Chelsea ka pësuar disfatë me rezultat 3:0 në ndeshjen si mysafir kundër Sheffield Unitedit në Bramall Lane, duke e rrezikuar kështu vendin në top katërshe të Premierligës dhe kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, përderisa Sheffiedi i përmirësoi gjasat për dalje në Evropë.
Chelsea e dominoi bindshëm ndeshjen me 77 për qind të posedimit të topit dhe i pati pesë tentime për të shënuar më shumë sesa Sheffield Unitedi, që megjithatë u tregua dukshëm më i rrezikshëm në sulm, transmeton Gazeta Express.
Chelsea e pësoi goditjen e parë në këtë ndeshje në minutën e 18-të të ndeshjes, kur David McGolrick shënoi nga afërsia për ta kaluar në epërsi skuadrën e tij.
15 minuta më vonë, Sheffieldi e dyfishoi epërsinë përmes golit të shënuar nga Oliver McBurnie, për ta përfunduar kështu pjesën e parë të ndeshjes me më qetësi.
Frank Lampard tentoi ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjen menjëherë në pjesën e dytë, duke hyrë nga pushimi mes dy pjesëve me dy ndryshime në formacion dhe e ndryshoi edhe skemën e ndeshjes tre herë, megjithatë këto tentime nuk i rezultuan të suksesshme.
Përderisa Chelsea vazhdoi të tentojë ta gjejë një mënyrë për ta thyer mbrojtjen e Chelseat, Sheffieldi e shfrytëzoi mundësinë për ta thelluar rezultatin në minutën e 77-të, kur McGoldrick e shënoi golin e tij të dytë.
Kjo disfatë bën që Chelsea tani ta rrezikojë pozitën në top katërshe, përkundër që ende e mban pozitën e dytë. Nëse Leicester City dhe Manchester Unitedi i fitojnë ndeshjet e tyre të kësaj xhiroje, atëherë Chelsea do të bjerë në pozitën e pestë – e cila megjithatë mund ta kualifikojë prapëseprapë skuadrën në Ligën e Kampionëve, varësisht nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për dënimin e Manchester Cityt nga UEFA.
Në anën tjetër, Sheffield Unitedi tani ngrihen në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës dhe i rriten gjasat për ta mbyllur këtë sezon duke e siguruar një vend kualifikuar për garat evropiane.