Revista javore “Chi” ka ngjallur debate të shumta për historinë se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ia ka “rrëmbyer” të fejuarën ish-bashkëlojtarit të tij, Kevin Trapp.
Trapp aktualisht luan në Eintracht Frankfurt dhe është dashur të martohet me modelen seksi, Izabel Goulart, e cila ka 4.6 milionë ndjekës në “Instagram”.
Të dy e kaluan izolimin nga pandemia veç e veç dhe duket se Neymar e shfrytëzoi këtë situatë për të kontaktuar me Izabelën dhe ndërkohë ata hynë në lidhje.
Megjithatë, kjo histori po del të jetë e pavërtetë tani, për shkak se ajo publikoi së fundmi një video të Trappit për t’ia uruar ditëlindjen.
Mbetet të shihet ditëve të ardhme ta vërtetojmë se cila është e vërteta e kësaj historie.
Më poshtë, mund të shikoni disa fotografi të cilat dëshmojnë se Trapp është shumë me fat.