Princi i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman është i interesuar për të blerë klubin anglez Newcastle United.
Sipas medieve angleze, pronari Mike Ashley i ka vendosur çmimin prej 340 milionë euro, shifër kjo lehtë e përballueshme për princin.
Tifozët nuk po e dëshirojnë pronarin aktual, Mike Ashley dhe tani pritet të ndodhin ndryshime në klub.
Sipas ‘Wall Street Journal’ marrëveshja finale për shitjen e Newcastle do të bëhet në ditët në vijim.
Pronari aktual Mike Ashley ka qenë pronar i Newcastle që nga viti 2007, por në pesë vitet e fundit tifozët kërkojnë largimin e tij.