Valon Berisha dhe Arbër Zeneli ediconin e ardhshëm do të luajnë në një skuadër.
Tashmë, Reims nga Franca ka zyrtarizuar transferimin e yllit kosovar, shkuran GazetaSport.
Shifra e transferimit të Berishës nga Lazio te Reims raportohet të jetë 5 milionë euro.
Pas nënshkrimit të kontratës, drejtori i Reims, Matheu Lacour u shpreh i lumtur me transferimin e kosovarit.
“Transferimi i Valon Berishës tregon të gjitha ambiciet që ka Stade de Reims. Ne jemi shumë të kënaqur me përvojën e këtij lojtari dhe me faktin që ai mund të bashkohet shumë shpejt me shokët e tij të ri të skuadrës”, ka thënë drejtori i Reims, Matheu Lacour.
Berisha në ediconin e fundit luajti te Fortuna Duserdorff në Bundesligë.