Ka shumë trajnerë që mendojnë se suksesi në futboll vjen nga paratë. Nuk janë të paktë drejtuesit e skuadrave që nuk janë kursyer për të blerë lojtarët e dëshiruar edhe nëse çmimi i tyre është shumë i lartë.
“Transfermarket” ka bërë një listë me trajnerët që kanë shpenzuar më shumë në përforcime.
Në vendin e parë “The Special One”, Jose Mourinho me 99 blerje në karrierën e tij dhe 1.6 miliard euro të shpenzuar. Portugezi ka drejtuar ekipe si Interi, Real Madridi, Chelsea apo Manchester United .
Vendi i dytë mbahet nga rivali i Mourinhos, Pep Guardiola. Spanjollit 61 blerje i kanë kushtuar 1.32 miliard euro.
Vendin e tretë e mban Carlo Ancelotti i cili ka shpenzuar 1.32 miliard euro për 81 blerje në karrierën e tij.
Pesëshen e mbyllin Emanuel Pellegrini me Massimiliano Allegrin, përafërsisht me nga 1 miliard euro shpenzime në treg.
Më pas lista vijon me: Diego Simeone (932 milionë euro), Arsene Wenger (892 milionë euro), Ernesto Valverde (850 milionë euro), Rafael Benitez (824 milionë euro) dhe Antonio Conte (821 milionë euro).