Kanë përfunduar edhe tri takimet e fundit të javës së 29-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Drita nuk gabon në shtëpi dhe vazhdon sigurt rrugën drejt titullit kampion. Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit.
Golat u shënuan nga Vucaj, Gerbeshi dhe Bojku për Feronikelin.
Me këtë fitore, Drita ruan kreun e tabelës ku ka 64 pikë, 5 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Ballkani.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se i vjen mirë për serinë e fitoreve të skuadrës së tij.
“Më vjen mirë për fitoren, urojë futbollistët. Dua të mbajë periudhën e mirë që kemi, dhe e di që na pret një ndeshje e vështirë të dielën”, tha fillimisht Nuhiu në SSK.
“Na mungojë goli i qetësisë në pjesën e parë, por më vjen mirë që pas golit të barazimit reaguam mirë”.
Lëndimi i Rexhës? “Me Rexhën nuk kam biseduar dhe nuk di çfarë të them”.
Mungesa e Lecit? “Vendimi për mos aktivizim sot është marr nga kryesia, ai sot nuk ishte në plane dhe shpresojë të merret vendim sa më parë nga klubi për të”.