Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në IPKO Superligë.
Drita ka arritur fitore të madhe në shtëpi ndaj Feronikelit me rezultatin, 2:1, shkruan Olle.
Vucaj dhe Gërbeshi ishin shënuesit te Drita, kurse për udhëtesuit shënoi Bojku.
Pas fitores, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani tha se është e vështirë motivi i futbollistëve kur mungojnë ambiciet e një skuadre në fundin e sezonit.
“Është fundi i kampionatit dhe është e vështirë të motivosh ekipin pa ambicie”, tha fillimisht Tovërlani.
“Po tentojë t’i provojë disa lojtarë që nuk kishin minutash të madhe për të pasur një pasqyrë më të pastër për ediconin e ri”.
Largimi i Bojkut? “Ka pasur një lëndim, është ankuar edhe në pjesën e parë dhe nuk kam dashur të rrezikojë me të”.
Penalltia? “Nga pozita ime ku isha edhe pse larg, por mendojë që ishte penallti e lehtë”, përfundojë ‘Toki’.
Me fitore, Drita tashmë ka pesë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Ballkani.
Kurse, Feronikeli mbetet në pozitën e pestë, pa ambicie këtë vit.