Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk u stërvit me skuadrën, pasi dyshohej se ishte prekur nga COVID-19.
Braziliani ishte i izoluar dhe menjëherë bëri testin e tij të COVID-19 për të larguar çdo dyshim.
Përgjigjja ka ardhur dhe fatmirësisht është negative.
? ÚLTIMA HORA | Vinícius, negativo en el test del coronavirushttps://t.co/X2yMT8hk4w
— MARCA (@marca) July 9, 2020
Sulmuesi do të rikthehet në stërvitje dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e listës së Zinedine Zidane për ndeshjen kundër Alaves.
Ai është kthyer në protagonist të skuadrës madrilene dhe ka bërë mirë këtë sezon.
“Los Blancos” kanë një distancë prej 4 pikësh nga Barcelona me 4 ndeshje të mbetura në kampionat. Të gjitha shanset janë që madrilenët të rikthehen te titulli kampion dhe të ngrenë lart trofeun e kampionatit.