Filip Blenks, ish-futbollist në futbollin amerikan, ishte hero i ditës në Amerikë. Ai i ka shpëtuar jetën një vogëlushi, i cili u hodh nga kati i tretë i banesës së tij që kishte marrë flakë.
Ka qenë nëna e tij, që në dëshpërim e sipër vendosi ta hidhte djalin nga kati i tretë për ta shpëtuar, ndërkohë që ish-futbollisti e kapi në kohë djaloshin e vogël. Për fatin e keq, Filip, i cili ka punuar si marins në SHBA, nuk ka mundur që t’i shpëtojë jetën nënës së djalit.