Arbër Zeneli është rikthyer në fushë me gol.
Ylli kosovar ka shënuar për klubin e tij Reims, në ndeshjen miqësore që po zhvillohet ndaj Troyes.
Zeneli shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e mbrojtjes dhe mashtroi portierin, për epërsinë e Reims.
Kjo është ndeshja e parë e lojtarit mitrovicas me ekipin senior që nga lëndimi ndaj Malit të Zi në qershor të vitit të kaluar.