Futbollisti i Milanit, Alessio Romangnoli është futbollisti që nuk e ka humbur asnjë minutë këtë vit në Serie A.
Kapiteni i Milanit, ka luajtur në gjitha takimet te kjo skuadër, shkruan Olle.
Pas tij vjen, mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.
Ai nuk ka qenë në fushë për Veronën vetëm 11 minuta. Roli i mbrojtësit kosovar te Verona ka qenë tejet i rëndësishëm.
Romagnoli dhe Rrahmani me performancat e tyre dhe praninë në fushë kanë bërë që skuadrat e tyre të kenë ngritje në kualitet.