Edward Nketiah do të mbahet mend gjatë për rekordin e tij në ndeshjen kundër Leicester Cityt.
Futbollisti i Arsenalit është ndëshkuar me të kuq vetëm katër minuta pasi që është inkuadruar në lojë.
21 vjeçari madje e ka bërë ndërhyrjen në minutën e parë që është inkuadruar në lojë, por rishikimi i VAR-it e ka bërë që kartoni të vonohet.
Ai u inkuadrua në minutën e 71-të të ndeshjes derisa u ndëshkua me të kuq në minutën e 75-të të ndeshjes.
If Nketiah's challenge is red, then Vardy's is red as well. pic.twitter.com/yzrSYr7YJB
— AfcVIP⁴⁹ (@VipArsenal) July 7, 2020