Është ndërprerë kampionati i futbollit në Mal të Zi.
Vendimin final e mori të martën Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të këtij vendi. Janë ndërprerë të gjitha garat.
Sipas njoftimit, rezultatet e deritashme do të vlerësohen finale.
Kjo nënkupton se Buduçnosti i Podgoricës fiton titullin e kampionit.
Në fakt Buduçnosti e kishte të sigurt titullin edhe para ndërprerjes.
Së fundi në Mal të Zi janë rritur rastet me koronavirus dhe për këtë arsye u ndërprenë garat.