Kemi parë shumë ngjarje të çuditshme që të ndodhin në fushat e futbollit, gjatë stërvitjes apo dhe në tribuna e shkallë fushash sportive. Por, një foto e pazakontë është shkrepur kur luhej sfida Memaliaj-Këlcyra, në Shqipëri, e cila po qarkullon se fundmi.
Ajo që tërheq vëmendjen dhe që është e pazakontë në futbollin profesionist është një lojtar i Këlcyrës që pi birrë, e madje bëhet fjalë në pushimin e takimit.
Vërtet e pazakontë, por tregon edhe futbollin amator në Shqipëri, e sidomos në ligat e ulëta, aty ku ka lojtarë që shihen me ekipet e tyre edhe një herë në javë, vetëm për ndeshje, pasi për të bërë stërvitje e bëjnë në qytetet e tyre…