Pandemia e coronavirusit ka ndikuar shumë në sport, duke bërë që shumë kompeticione të suspendohen e të tjerët të luhen pa prezencën e shikueseve.
Por, Japonia ka vendosur rikthimin e tifozëve në stadiume duke nisur nga e premtja e ardhshme.
Autoritetet vendase miratuan lejimin e hyrjes së një pjese të tifozëve në stadiumet e vendit duke vendosur numrin fiks 5 mijë persona.
Ky vendim vlen fillimisht vetëm për futbollin dhe bejsbollin.
Kujtojmë që pandemia e coronavirusit shkaktoi vdekjen e 977 personave në Japoni.