Milot Rashica do të ketë një test tejet të rëndësishëm sonte, ylli i kombëtares së Kosovës do të ketë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit me Werder Bremen, me fillim nga ora 20:30.
Bremen luan në udhëtim kundër Heidenheim, në kuadër të ‘Play Off’ për të qëndruar në Bundesliga.
Në ndeshjen e parë, të cilën skuadra e Rashicës e luajti në terrenin e saj, rezultati final ishte 0:0.
Kështu, sonte përcaktohet gjithçka rreth asaj se kush do të jetë në Bundesliga sezonin e ardhshëm; Bremen apo Heidenheim.
Kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit e Milotit me Werder, pasi lojtari tash e sa kohë thuhet se do të largohet nga kjo skuadër.