Verën e vitit 2016, Inter nuk pranoi të blinte kartonin e Alex Telles nga Galatasaray,pasi e mbajti në huazim për një sezon.
Zikaltrit nuk u bindën nga aftësitë e brazilianit, i cili më pas kaloi te Porto.
Plot katër sezone në Portugali dhe Telles tashmë është kthyer në një ndër mbrojtësit më të kërkuar.
Fillimisht, u ndoq nga Chelsea, ndërsa së fundmi në garë është futur vrullshëm Juventus.
Bardhezinjtë e kërkojnë me çdo kusht dhe sipas raportimeve të fundit, Porto ka vënë dhe çmimin, teksa kërkon 25 milionë euro për shërbimet e 27-vjeçarit.
Dikur Inter e largonte si dështak, ndërsa sot vlen jashtëzakonisht shumë…