Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka vendosur disa masa në luftë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.
Kështu nga sot do të vendoset ora policore ku ndalohet qarkullimi i njerëzve dhe puna e gastronomisë nga ora 21:00 deri në ore 05;00 të mëngjesit në qytetet Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri, shkruan “Zeri.info.
Padyshim kjo gjë mund të ndikojë tek orari i ndeshjeve të Prishtinës e cila ndeshjet si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” kohëve të fundit është duke i luajtur në orët e mbrëmjes nën ndriçimin e reflektorëve.
Ndeshja e fundit ajo ndaj Drenicës nisi nga ora 20:00 dhe duket se kjo gjë tashmë është pamundur përderisa masat mbesin në fuqi.
Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli në një bisedë për “Zeri.info” ka thënë se në klub nuk është diskutuar kjo çështje ende, por sipas tij ndeshjet e fundit të kampionatit edhe ashtu federata gjithmonë vendos të luhen në një orar, çka i bie që edhe Prishtina duhet të luajë nga ora 17;00 sikur gjitha skuadrat tjera.
“Për momentin nuk mund të them asgjë, pasi ende nuk kemi diskutuar në klub kur për këtë temë pasi siç dihet vendi është marrë tek sot në orët e pasdites, kështu që nuk kemi pasur ende mundësi të flasim.
Gjithsesi, sa e di unë viteve të fundit, ndeshjet e javëve të fundit në Superligë gjithmonë zhvillohen në të njëjtin orar, kështu që mbetet të shihet si do të vendoset”, ka thënë Begolli.