“Superliga e Kosovës ka rivalitet më shumë se liga e Kroacisë”

Është mbyllur edhe java e 28-të në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.

Drita arriti fitore të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Llapit, ndërkohë Prishtina fitoi në frymën e fundit ndaj Drenicës me një gol të Ahmed Januzit.

Teksa kanë mbetur edhe 5 xhiro nga fundi, Drita udhëheq kampionatin me katër pikë më shumë se Prishtina, e pesë më shumë se Ballkani.

Lidhur me ecurin e kampionatit ka folur edhe trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi, i cili është shprehur se rivaliteti në Superligë sivjet është shumë i lartë.

“Çdo vit ka rivalitet të madh, ndërsa rivaliteti këtë vit është shumë më i madh”, tha fillimisht Prekazi në RTK.

“Ka ardhur koha që pa përfunduar kampionati të lavdërojë pak futbollin e Kosovës, pasi nga rivaliteti po ia kalon edhe shteteve të Ballkanit përfshirë edhe Kroacisë, pra e kam fjalën vetëm nga rivaliteti dhe jo nga cilësia”.

“Janë katër klube që disa javë po luftojnë dhe realisht secila ka gjasat të bëhet kampion”.

“Kosova është tokë e talentëve, dhe ky edicion më gëzon sepse ka mbi katër futbollistë të moshës 19-vjeçare që po luajnë në klubet e tyre”- përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *