Ku do që shkon, në rivalitetin e trajnerëve do të mbetet sërish Pep Guardiola.
Për rivalin e tij në Premier League, Jurgen Klopp, tekniku spanjoll mbetet më i miri në botë.
Një nga rivalitetet më të mëdha në vitet e fundit në futboll, në konkurrencën e trajnerëve, ka qenë ajo mes Klopp dhe Guardiolës.
Pasi rivalizuan njëri-tjetrin në Gjermani, dyshja u përballen edhe në Premierligë, ku të dy patën sezonet e tyre dominuese.
“Unë respektoj Guardiolën për atë që po bën. Kur përballemi unë dua që ta mposht. Por, unë nuk kam asnjë problem për të thënë mendimin tim 100 për qind të sinqertë se ai është trajneri më i mirë i epokës sonë. Nuk është problem për mua. Kjo nuk më ulë vetëbesimin”, ka thënë Klopp.
Klopp ka fituar luftën e këtij sezoni në Premierligë, duke u shpallur kampion me Liverpool, por në ndeshjen e parë si kampion, ai u gjunjëzua nga Guardiola, duke pësuar humbje të thellë me rezultatin 4-0.