Nuk gabon Drita, shënohen 7 gola në ndeshjen Ferizaj – Trepça ‘89

Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme përmbyllëse të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim, ndeshje kryesore e ditës së sotme ishte mes Llapit dhe Dritës, e cila u zhvillua në “Zahir Pajaziti”.

Skuadra e Ardian Nuhiut i dha “shkollë” Llapit duke e mposhtur si mysafir me rezultat të thellë, 0:4.

Mërgim Pefqeli (og,’8), Kastriot Rexha (’14), Erjon Vucaj (’83) dhe Izair Emini (’88) shënuan golat e fitores për Dritën sot.

Me këtë fitore, Drita mbetet në vendin e parë me 61 pikë të tubuara pas 28 javësh, kurse Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 39 pikë.

Nga ana tjetër, në ndeshjen “derbi” për mbijetesë mes Ferizajt dhe Trepçës’89, triumfuan mitrovicasit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Ferizaj, skuadra e Shpëtim Idrizit fitoi me rezultat bindës, 2:5.

Bardhi (og,’18), Arbnor Muja (’21), Arb Manaj (’38) dhe Muharrem Jashari (’68) shënuan golat për mitrovicasit.

Kurse, për Ferizajn shënuan Kenan Orana (’61) dhe Hajdarevic (’74).

Me këtë fitore, Trepça’89 mbetet në vendin e nëntë në tabelë me 34 pikë, kurse Ferizaj në vendin e dhjetë me 26 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *