Garë e fortë titull, kështu ka ndryshuar renditja tabelare e Superligës

Kampionati elitar në fubollin kosovar është futur në fazën finale, ndërkohë që ndeshjet po mbarojnë. Megjithëse xhiroja e 28-të ende nuk ka përfunduar janë regjistruar rezultate që kanë ndryshuar jo pak renditjen tabelare.

Fitoret në udhëtim të Ballkanit dhe Gjilanit e kanë bërë edhe më interesante garën për titullin kampion, derisa dy skuadrat janë afruar edhe më shumë me kryesuesin e kampionatit, Drita, ekip ky që të dielen zhvillon ndeshjen e xhiros përballë Llapit.

Ballkani tashmë ka 56 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë me dy pikë larg kreut, ndërkohë Gjilani ka 55 pikë dhe ‘stacionohet’ në pozitën e katërt.

Rezultatet – Xhiro 28-të

E premte

Vushtrria 2-2 Flamurtari

Prishtina 1-0 Drenica

E shtune

Feronikeli 0-2 Gjilani

Dukagjini 1-5 Ballkani

E diel

Llapi vs. Drita

Ferizaj vs. Trepça ’89

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *