Skuadra që sezonin e ardhshëm do jetë në Superligën e Kosovës, KF Arbëria nga Dobraja do bëhet me trajner të ri.
Bëhet fjalë për ish trajnerin e disa klubeve elitare kosovare, Arsim Thaqi.
Sipas disa burimeve të arbresh.info, Thaçi është në bisedime me skuadrën e Arbërisë.
Trajneri i njohur është takuar me drejtuesit e klubit, kurse së shpejti mund të bëhet gjithçka zyrtare.