Milani ka befasuar në fund në udhëtim te Spali me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.
Rossonerët kanë humbur mundësinë ideale për t’u ngjitur në tabelë pasi nuk kanë arritur më shumë se një barazim ndaj Spalit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Milanit dhe raste të krijuara, por golat u shënuan nga vendasit.
Spali kaloi në epërsi 1-0 me anë të Mattia Valoti (13’), ndërsa Sergio Floccari shënoi një supergol në minutën e 30-të për 2-0.
Série A ??
SPAL 1-0 Milan
⚽ Mattia Valoti
?️ Bryan Dabo#Campeonatoitaliano pic.twitter.com/5eeLrETO4U— Bola na Rede ⚽ (@bolanaredeof) July 1, 2020
Milani arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 37-të me anë të Hakan Calhanoglu, por goli u anulua si i parregullt, ndërsa nga minuta e 43-të Spali mbeti pa një lojtar pas përjashtimit me të kuq të Marco D’Alessandro.
Sergio Floccari’s superb goal against Milan today. He’s 38 years old. ? pic.twitter.com/O80PYfwruC
— Raffaele (@ItalianoCalcio) July 1, 2020
Në pjesën e dytë, Milani ishte superior shkaku edhe i epërsisë së një lojtari dhe pas shumë përpjekjeve arritën ta shënojnë dy gola dhe ta marrin një pikë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 79-të me anë të Rafael Leao, i cili shënoi për 2-1, ndërsa Francesco Vicari (90+) shënoi autogol dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.
Le but de Leao en vidéo ? pic.twitter.com/BmeCUlqadn
— Actualité Milan (@ActualiteMilan) July 1, 2020
Pas këtij barazimi, Milani mbetet në vendin e shtatë me 43 pikë, ndërsa Spali në vendin e 19-të me 19 pikë.
Le but contre son camps de Vicari pour Milan ? pic.twitter.com/LsnAmyT7tg
— Actualité Milan (@ActualiteMilan) July 1, 2020
Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë te Lazio, ndërsa Spali udhëton te Sampdoria. /Telegrafi/