Bordi i klubit katalunas, Barcelona, mbetet i ndarë për të ardhmen e sulmuesit të talentuar, Ansu Fati.
Sulmuesi adoleshent mbetet një objektiv për Manchester Unitedit, i cili ka pasur oferta prej 100 milionë dhe 150 milionë euro të refuzuara nga presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu.
Sipas mediumit ABC, financat e klubit janë shqetësuese për disa drejtorë dhe ka një debat aktiv brenda drejtuesve në lidhje me inkurajimin e Unitedit që të përpiqet përsëri për transferimit e Ansu Fatit.
Barca po përballet me një mungesë prej 70 milionë eurosh në llogaritë e tyre për shkak të ndikimit të coronavirusit dhe dështimit për të mbledhur fonde nga shitjet.
Sidoqoftë, ndërsa bisedimet janë zvarritur mbi transferimet e Jean-Clair Todibo, Philippe Coutinho, Ivan Rakitic dhe Rafinha, Barca e di se mund të mbulojnë borxhet e tyre me shitjen e Fatit.
Kontrata e sulmuesit aktualisht mbart një klauzolë të blerjes prej 170 milionë eurosh. /Telegrafi/