Arsenal ka marrë një fitore bindëse 4-0 kundër Norwich në javën e 32-të të Premier League.
Protagonisti aboslut i sfidës së luajtur në Emirates Stadium ka qenë Pierre-Emerick Aubameyang, autor i dy golave (33′, 67′) dhe i një asisti. Xhaka (37′) dhe Soares (81′) kanë qenë autorët e dy golave të tjerë.
31-vjeçari është bërë lojtari më i shpejtë në historinë e Arsenali-t që ka arritur shifrën e 50 golave në Premier League (79 ndeshje) dhe është i gjashti në renditjen e përgjithshme.
Kjo fitore e ka çuar skuadrën e Arteta-s në 46 pikë, gjashtë zonës europiane të renditjes, ndërsa Norwich mbetet në vendin e fundit me 21 pikë.
Ka fituar edhe Everton-i i Carlo Ancelotti-t, që ka mundur 2-1 në shtëpi Leicester-in. Richarlison (10′) dhe Sigurdsson (16′, pen.) kanë shënuar për vendasit. Ihenaho (51′) për miqtë.
Skuadra e Ancelotti-t është ngjitur në vendin e 11-të me 44 pikë, ndërsa Dhelprat mbeten në vendin e tretë me 55 pikë. Një pozicion që mund ta humbasin në rast se Chelsea do të fitojë në shtëpinë e West Ham mbrëmjen e sotme.
Ka fituar binshëm Newcastle, që ka mundur 4-1 në transfertë Bournemouth. Gayle (5′), Logstaff (30′), Almiron (57′) dhe Lazaro (77′) kanë shënuar për bardhezinjtë. Gosling (93′) për vendasit.
Qymyrxhinjtë janë ngjitur në vendin e 12-të me 42 pikë, ndërsa kuqezinjtë mbeten në të parafundit me 27 pikë.