Skuadra italiane ‘dëbon’ 18 futbollistë, edhe pse kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur

Skuadra e renditur në vendin e fundit në Serie B, Liverono, ka larguar 18 futbollistë brenda ditës.

Pasi u zyrtarizua rënie në Serie C, skuadra e Livornos ka vendosur të mos u vazhdojë kontratat këtyre futbollistëve, edhe pse kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të sezonit.

Në këtë mënyrë, Livorno ka mbetur me 11 lojtarë deri në fund të sezonit, gjë që nën kupton se fjalën kryesore mund ta kenë talentët e rinj.

Livorno po përballet me probleme të mëdha financiare, dhe klubi rrezikon falimentimin me të përfunduar ky sezon.

Kujtojmë se trajner i tyre është Fabio Liverani, ish mesfushori i njohur që është paraqitur në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *