Si arriti Barcelona që t’i shpenzonte afro 800 milionë euro brenda gjashtë vitesh në lojtarët që dështuan të tregonin vetën në Camp Nou?

Barcelona mund të jetë klubi më i dështuar në futboll kur vije puna te transferimet e lojtarëve.

Për një klub që me lehtësi mund të transferojë lojtarë të kalibrit të lartë, nuk mund të mendohet se ka gabuar në marrëveshjet e disa lojtarëve brenda gjashtë viteve të fundit.

Që nga viti 2014, Blugranasit nuk kanë investuar siç duhet në transferimin e lojtarëve të rinj dhe këtë e vunë re në vitin e kaluar, kur u dashtë të transferonin edhe disa lojtarë të tjerë.

Barcelona ka shpenzuar mbi 150 milionë euro për transferimin e Luis Suarez, Marc-Andre ter Stegen dhe Ivan Rakitic, që kanë arritur të bëhen yje në Camp Nou.

Por, që nga atëherë gjiganti katalunas ka shpenzuar afro 800 milionë euro, 500 milionë nga kjo shumë duke kërkuar një partner për Lionel Messin dhe Suarezin në sulm.

2015-16
Arda Turan, Aleix Vidal

Pasi shpenzuan shuma të majme dhe një sukses i madh, një sezon më herët, Barcelona ishte kundër çdo transferimi të madh para sezonin 2015-16.

Ata kishin shpresuar që me transferimin e Vidalit dhe Turanit, do të dërgonin lojën e tyre në një tjetër nivel, por gabuan, duke e shitur të parin te Sevilla e turku ishte larguar në huazim dyvjeçar të dështuar te Istanbul Basaksehir.

2016-17
Andre Gomes, Paco Alcacer, Samuel Umtiti, Lucas Digne. Jasper Cillessen dhe Denis Suarez

Pas një afati të dështuar të transferimeve para një viti, Barcelona tentoi të rindërton skuadrën në vitin 2016.

Skuadra katalunase edhe në këto transferime (përveç Umtitit që ka mbijetuar në skuadër) kishte dështuar dhe u detyruan t’i shisnin për një çmim më të ulët.

2017-18
Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Paulinho, Nelson Semedo, Gerard Deulofeu, Yerry Mina, Marlon

Dy afate të dështuara transferimesh në libër, Barcelona kishte vetëm një plan, të shpenzonte shuma të majme sërish.

Harxhoi 150 milionë euro në transferimin e Coutinhos, më pas e huazoi te Bayern Munichu dhe në këtë verë mund të shesë atë.

Për Dembelen shpenzuan 120 milionë euro dhe francezi ka vuajtur shumë nga lëndimet, e që edhe e ardhmja e tij në Camp Nou është në dyshime.

Semedo është i vetmi që ka arritur të tregojë vetën, derisa Paulinho, Deulofeu, Marlon dhe Mina janë shitur.

2018-19
Malcom, Clement Lenglet, Arthur Melo, Arturo Vidal, Jean-Clair Todibo

Një tjetër vit i dështuar në transferimet e lojtarëve dhe zyrtarët e Barcelonës ende kishin shpresë për transferime të qëlluara.

Transferimi i Malcom dukej se ishte i qëlluar, mirëpo ai nuk arriti të gjente vetën, duke u larguar në drejtim të Zenitit.

Todibo u largua në huazim te Schalke, Vidal është afër largimit, Arthur Melo u shit te Juventusi, e i vetmi mbetet Lenglet që luan standard tani.

2019-20
Antoine Griezmann, Frenkie de Jong, Neto, Martin Braithwaite, Junior Firpo, Emerson, Marc Cucurella

Kur e transferuan Girzmannin nga Atletico Madridi, u mendua se problemi i tyre në sulm është zgjidhur, por edhe këtu ndodhi e kundërta.

De Jong në anën tjetër ka arritur të stabilizohet mjaftë mirë në Camp Nou, mirëpo e njëjta gjë nuk mund të thuhet me Neton, Firpo dhe Emersonin, ndërsa Cucurella u shit për herë të tretë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *