Plani i madh i Eddie Hearn për përballjen e shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt

Eddie Hearn u ka konfirmuar adhuruesve të boksit në Britaninë e Madhe se mund të jenë prezent në meçin e shumëpritur në mes të Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt.

Dy kampionët e peshave të rënda janë pajtuar që të zhvillojnë dy përballje në vitin e ardhshëm.

Hearn ka thënë se të gjithë duan që përballja mes AJ dhe Gypsy King të zhvillohet në Britaninë e Madhe, pasi që të dy boksierët vijnë nga atje.

“Të gjithë e dinë, përfshirë këtu AJ dhe Furyn, që meçi duhet të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë promovuesi i Joshuas për Sky Sports.

“Janë dy kampionë britanikë që do luftojë për titullin e kampionit të unifikuar në boks. Kam shumë interesim edhe në vendet e tjera të botës, por dy boksierët duan që takimi të zhvillohet në Britani”.

“Nuk e mohoj as unë dëshirën që një gjë e tillë të ndodhë këtu dhe ne po punojmë në drejtimin që edhe tifozët të jenë prezent në stadiumin ku do të zhvillohet meçi”, ka shtuar më tej Hearn.

Joshua fillimisht do të përballet me sfiduesin Kubrat Pulev, e të njëjtën gjë do e bëjë edhe Fury kundër Deontay Wilderit në fund të këtij vitit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *