Milot Rashica është emri i nxehtë i afatit kalimtar të verës. Sulmuesi do të largohet nga Werder Bremen dhe janë shumë ekipe që e duan në skuadër. Aston Villa është klubi i radhës që ka rizgjuar interesin për të.
Anglezët duan të bindin Rashicën sepse konkurrenca për të është e madhe. Leipzig dhe Dortmund janë dy ekipet që po tentojnë sulmuesin shqiptar, ndërsa sulme ka dhe nga Serie A.
Napoli po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit të Kosovës. Werderi nga krahu tjetër është bindur se nuk do të ketë më shërbimet e sulmuesit për sezonin tjetër, prandaj po mendojnë për emrat që mund ta zëvendësojnë.
Gjermanët tashmë presin ofertën më të lartë për xhevahirin e tyre.